PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Shfaqja "Gratë" vjen sonte në Teatrin e Komedisë në Shkup
Posted date: 15.01.2018
Shfaqja “Gratë” e Teatrit Shqiptar Shkup në regji të Qendrim Rijanit sonte do të shfaqet sërish në Teatrin e Komedisë në Shkup.
Shfaqja trajton problemet e dashurisë, urrejtjes, tradhtisë, seksualitetit dhe incestit.

“Gratë” e shfaqjes dhe gratë e përditshmërisë pos këtyre problemeve përballen edhe me një mori problemesh, të cilat do të sjellin vorbullën e botës femërore shqiptare që do të shkaktohet nga rryma e vetme e jetës femërore, liria.

Vorbulla femërore apo trajtat jetësore të shkaktuara nga tetë femrat e Teatrit Shqiptar të Shkupit  kanë të bëjnë me barazinë gjinore, vetëvendosjen femërore të cilat vijnë në pah nga niveli i ulët i vetëbesimit dhe vetëvlerësimit. Liria jo gjithnjë është e dobishme, sepse shpesh herë ajo është vetë problemi.

Rolet në shfaqjen “Gratë” të autorit Robert Thomas e me regji të Qendrim Rijanit i interpretojnë aktoret: Teuta Ajdini Jegeni, Drita Kaba Karaga, Amernis Nokshiqi, Vjollca Bekteshi Hamiti, Aida Alidemi, Xaka Jonuzi Çeliku, Linda Saiti dhe Aida Elezi.

Për muzikën është përkujdesur Fatos Lumani ndërsa vjen me skenografi të Petrit Bakallit.

“Gratë” e cila premierën e pati më 26 dhjetor sërish do të shfaqet edhe të hënë tjetër gjegjësisht më  22 janar.

Shfaqja e nesërme njëherësh i kushtohet figurës së aktorit, regjisorit, pedagogut dhe veprimtarit, Sefedin Nuredini i cili ndërroi jetë më 15 janar të vitit të kaluar./Gazeta Express/