PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Skandal/ Deputetët e BESËS protestojnë duke i rënë tavolinës kundër ligjit të gjuhës shqipe
Posted date: 13.12.2017
Deputetët e Lëvizjes BESA sot kanë protestuar duke i rënë tavolinës kundër ligjit të gjuhës shqipe. Ata janë bashkuar  me deputetët e VMRO-së kundër  zyrtarizimit të ligjit të gjuhës shqipe. Me këtë kryetari i Komisionit për çështje evropiane Artan Grubi ka ndërprerë seancën  për ligjin e gjuhëve- leximi i dytë, ku sipas tij arsyeja ka qenë protesta e Lëvizjes BESA për disa nga amendamentet e saja që ka paraqitur rreth këtij ligji.

Deputeti Grubi me sa duket ka vendosur që mos të lejojë asnjë ndryshim të ligjit për gjuhën shqipe duke bllokuar amandamentet e VMRO DPMNE-së dhe partisë Besa në seancën e sotme nëpërmjet të debatit të pafund dhe të stërzgjatur për amandamentin e parë duke shterur në këtë mënyrë tre ditët e parapara me rregullore për diskutim mbi amandamentet dhe duke pamundësuar ndryshimin e ligjit.

Sfida e deputetëve të BDI në komision do të jetë mbrojtja e formës autentike të propozim ligjit dhe mos lejimin e ndryshimit të tij nëpërmjet të 91 amandamenteve të propozuara nga ana e VMRO DPMNE, LSDM dhe Besa.

Leximi i parë i Propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve përfundoi në mes të nëntorit nëpërmjet të miratimit të nevojës për miratimin e këtij ligji në Seancën nr. 15 të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.