PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Arsene Wenger: Nuk dua që Ozil të largohet
Posted date: 13.12.2017
Arsene Wenger ka konfirmuar se Arsenali po vazhdon të përpiqet ta mbajë Mesut Ozilin në klub.

Marrëveshja aktuale e 28-vjeçarit përfundon në fund të sezonit dhe ai ende duhet të tregojë ndonjë vullnet të vërtetë për të qëndruar në Emirates, transmeton Gazeta Blic.

Por, në anën tjetër. Man United dëshiron ta nënshkruajë me ish futbollistin e Real Madrid, në një transferim të lirë verën e ardhshme.Jose Mourinho kohët e fundit ka pranuar publikisht se një mundësi e tillë ekziston.

Wenger ka pohuar gjithmonë se ai dhe klubi dëshironin që gjermani të qëndronte në Arsenal dhe ata do të ishin të gatshëm që ta shqyrtonin përsëri rastin e Ozilit.

“Negociatat janë gjithmonë në vazhdim e sipër me të gjithë. Dera jonë është gjithnjë e hapur, “tha ai.” Për pjesën tjetër, unë nuk mund t’ju them më tepër. ”Mourinho dhe Ozil kanë një marrëdhënie të mirë, pasi ata që të dy kanë ardhur së bashku në Real Madrid në verën e vitit 2010 dhe kanë punuar mirë së bashku.

Marrëdhënia e tyre ka arritur deri në atë pikë sa Mourinho në fakt ka shkruar parathënien për autobiografinë e fundit të lojtarit. /GazetaBlic/