PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Mjegulla zvogëloi dukshmërinë nëpër rrugë
Posted date: 13.12.2017
Zvogëlim të dukshmërisë nga 100 deri në 150 metra për shkak të mjegullës ka në akset rrugore Katllanovë-Veles, Udovë-Gjevgjeli, Makedonska Kamenicë-Dellçevë- Berovë dhe Strumicë, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata, përveç në vendet me hije. Nga 15 nëntori, në fuqi hyri detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2018. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit.

Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo.