PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
NP “Parqe dhe Gjelbërime” me drejtor të ri
Posted date: 13.12.2017
Adrian Muça nga MPPS është drejtor i ri Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime” nga Shkupi.

Siç konfirmoi Qyteti i Shkupit për MIA-n, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov mbrëmë e ka emëruar drejtorin e ri, i cili vjen në pozitën e Dushan Aviroviq.

Muajin e kaluar me drejtorë të rinj u bënë ndërmarrjet NPQ Shkup, Ujësjellësi dhe Kanalizimi dhe Rrugë dhe rrugica. Pritet periudhën e ardhshme drejtorë të rinj të emërohen edhe në ndërmarrjet e tjera publike dhe institucionet kulturore nën kompetencë të Qytetit të Shkupit.