PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Kuvend, vazhdon debati për shqipen
Posted date: 13.12.2017
Anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane, në mungesë të opozitës, duhet ta mbajnë debatin për amendamentet për Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve.


Kryetari i Komisionit seancën e caktoi për sot në orën 13:00, edhe pse është dita e tretë dhe e fundit për shqyrtimin e 90 amendamenteve të dorëzuara nga LSDM-ja, VMRO-DPMNE-ja dhe Besa për Propozim-ligjin për gjuhët.

Komisioni dje e miratoi rendin e ditës me ç’rast u anulua për shkak të mospjesëmarrjes së përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, si përfaqësues të Qeverisë. Me miratimin e rendit të ditës filluan të vijojnë edhe afatet treditore për debatin për amendamentet. Grubi pohoi se edhe pse afatet po vijojnë, po respektohen dhe se nuk bëhet fjalë për keqpërdorim të Rregullores.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit dje theksuan se nuk do të vijnë në vazhdimin e seancës.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi konsideron se ligji do të miratohet deri në festat e Vitit të Ri.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot Komisionit i Përhershëm anketues për Mbrojtjen e të Drejtave të Qytetarit organizon debat publik për Çështjen e kufizimit të së drejtës së lëvizjes së lirë dhe diskriminimin në vendkalimet kufitare ndaj qytetarëve të bashkësisë etnike rome.