PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Konferencë përfundimtare për “Programin për (vetë) punësim të nënave beqare”
Posted date: 07.12.2017
Projekti “Programi për vetë (punësim) të nënave beqare”, i financuar nga Bashkimi Evropian, që është zbatuar këtë vit në Shkup, Manastir dhe Shtip, sot do të rrumbullaksohet me konferencë përfundimtare.

Programi i projektit i zbatuar nga Konfederata e biznesit të Maqedonisë, Shoqata e grave të biznesit dhe Instituti për menaxhment mbështetje, është dedikuar për përgatitje dhe avancim të kompetencës së grave të nënave beqare në tregun e punës.

Në kuadër të projektit janë realizuar trajnime për zhvilim të mjeshtërive të biznesit, të organizuara në pesë module, si dhe trajnime profesionale, si përgjigje e nevojave të pjesëmarrëseve, por para se gjithash në pajtim me informacionet e marra, nga kompanitë e kyçura në projekt, për mjeshtëritë e nevojshme dhe punësimit më të mirë. Trajnimet profesionale kanë qenë për avancimin e mjeshtërive kompjuterike, në Shtip për edukim bazik kompjuterik, ndërsa në Shkup dhe Manastir për njohuri avancuese kompjuterike.