PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Zaev në Sofje në konferencë për integrim të Ballkanit
Posted date: 07.12.2017
Kryeministri Zoran Zaev, sot do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Integrim më i fuqishëm rajonal i Ballkanit”, që mbahet në Sofje.

Në konferencën që do ta hapin kryeministri bullgar Bojko Borisov dhe drejtoresha e përgjithshme ekzekutive e Bankës Botërore Kristalina Georgieva, do të bisedohet për lehtësime kufitare në rajon, për intensifikimin e tregtisë, si dhe për TI rajonale dhe klasterë teknologjikë, me qëllim të hapjes së perspektivave për sektorin privat.

Zaev i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministrat e Financave dhe Transportit dhe Lidhjeve, Dragan Tevdovski dhe Goran Sugareski, në Sofje arritën mbrëmë nga Brukseli ku pati takime me njerëzit e parë të Parlamentit Evropian dhe të Komisionit Evropian.

Në konferencën në Sofje do të marrin pjesë edhe kryeministrat e Shqipërisë dhe të Serbisë, Edi Rama dhe Ana Bërnabiq, presidentët të Malit të Zi dhe të Kosovës, Filip Vujanoviq dhe Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri dhe ministër i Tregtisë së BeH-së Miro Shaporiq, si dhe eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han.