PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Moratti flet hapur : Ja kush e fiton ‘Scudetton’
Posted date: 05.12.2017
Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, beson se Nerazzurët mund ta fitojnë titullin këtë sezon.

Presidenti Nerazzur në një intervistë për La Gazzetta dello Sport ka folur gjërë e gjatë për sezonin Nerazzur. Sipas tij, Interi ka moment të mirë dhe mund ta fitojë Scudetton.


” A mund të flasim për Scudetton? Po”.

“Ashtu si Juventusi, aty është edhe Roma e Napoli që po ashtu po luan tejet bukur nën drejtimin e Sarrit”.



“Juventusi? Ne po hyjmë në këtë ndeshje në momentin më të mirë ashtu sikurse Juventusi. Shrpesoj shumë në një spektakël të madh, sepse tash rivaliteti ka mbetur në suaza sportive”.

“Trajneri i Juves, Allegri, është shumë i mirë, të shohim si do të na studiojë, por unë i besoj Spallettit që ta studiojë atë”.

“Ata kanë cilësinë dhe stadiumin i cili do të jetë i tëri me juventinë. Është një sfidë stimuluese me të cilën po përballemi”.


“VAR na bën të gjithë më të qetë, jo vetëm mua edhe pse personailsht po vuaj që të mësohem me faktin se kënaqësia e golit po humbet dhe po suspendohet teksa pret imazhet televizive”.



“Çka më frikëson më shumë te Juventusi? Automatizimi i tyre, që punon në mënyrë fantastike. Më pas janë Higuain dhe Dybala”.

“Nëse do të zgjidhja njërin, pasi tashmë kemi një sulmues fantastik te Interi, unë do të zgjidhja ish lojtarin e Palermos. Icardi-Dybala, çfarë dyshe fantastike”.

“Nuk ka krahasim me rivalitetin me Milanin. në njërën anë ekziston një duel i qytetit, një konfrontim direkt.

“Në anën tjetër është antagonizmi historik. Gjithnjë duke folur në aspektin sportiv, Juventusi është armiku i vërtetë”, theksoi Moratti.



Interi demoloi Chievon në fundjavë dhe Moratti ishte plot lëvdata për performancën.

“Ishte ndeshje epërkryer, të gjithë vrapuan dhe e ditën ku po shkojnë e çka po duan. Po ashtu ata na dhanë përshtypjen se po kënaqen duke luajtur bashkë. Thjesht shikoni çka po bën Candreva në krah me driblimet e tij dhe më pas një sombrero me finte për kundërshtarin e tij”.

“Këto janë gjëra kur e ndjen ritmin dhe e ndjenë lojën me bashkëlojtarët e tifozët. Kjo vjen nga besimi i madh që lojtarët kanë në trajnerin e tyre”.

“A i kam dhënë këshillë Spallettit? Kurrë s’kam tentuar, ai nuk ka nevojë për këshillat e mia. Ne kemi ndarë mendimeti tona dhe ja kam sqaruar psikologjinë e një tifozi të Interit”.



“Ai tashmë i ka kuptuar të gjitha dhe po e bën gjithçka në mënyrë të përkryer. Edhe vet isha afër ta emëroj një herë, por nuk ndodhi. Pas Tripletës ishim shumë afër ta emërojmë atë, madje e dërgova Ariedo Braidan që të flasë me të, por ai shkoi te Zeniti”.

“Antonio Conte është shumë i mirë, por diferenca është se Spalletti ende s’e ka fituar titullin dhe me Interin ai sheh se ka rastin të bëjë një gjë të veçantë”.

“Conte tashmë ka fituar kampionatin në Serie A dhe Angli, kështu që nëse ai nuk do fitonte këtu me ne, do të shihej si gabim i Interit dhe jo i tij. Spalletti është i përfshirë 100 për qind”.

“Spalletti u hyn në kokë lojtarëve sikurse Mourinho. Ekziston mirëbesim i përbashkët, që e bën gjithë ambientin të qetë”.

“Besimi vjen nga loja dhe nga solidariteti. Në të kaluarën e afërt startonim mirë, por nuk e shprehnim veten si duhet, e nuk ka pasur bazë solide e të definuar mirë”.

“Mendoj se kthesa erdhi në Napoli, ku ekipi e kuptoi se çka është në gjendje të bëjë”, përfundoi Moratti. /Telegrafi/