PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Rikthehet Champions League me javën vendimtare, këto janë sfidat e fundit në grupe
Posted date: 05.12.2017
iga e Kampionëve kthehet këtë mesjave me ndeshjet e xhiros së gjashtë të fazës së grupeve.

Në Grupin A, Manchester United që tashmë ka siguruar kualifikimin në rrethin tjetër përballet me CSKA-n, sonte në mbrëmjë.

Sfida kryesore në këtë grup luhet mes Benficas dhe Baselit, skuadra këto që kanë nga nëntë pikë, dhe skuadra e cila triumfon në këtë takim do të kaloj në rundin tjetër.

Ndeshje e madhe sonte luhet në “Alianz Arena”, ku Bayern Munich pret PSG-n, lideren e grupit B, sfidë kjo që vendos së kush do të shkoj në rrethin tjetër si lidere e tabelës.

Sfida interesante pritet edhe në Grupin C, ku Chelsea ballafaqohet me Atletico Madridin, derisa Roma llogaritët favorite në duel me Qarabag, raporton KosovaPress.

Në Grupin D, kryesuesja e tabelës, Barcelona që ka siguruar kualifikimin sfidon Sportingun, kurse, “nxehtë” pritet të jetë edhe në Athinë në sfidën Olimpiacos-Juventus.

Edhe mbrëmja e mërkurës pritet te sjell sfida interesante, ku veçohet përballja Real Madrid-Borussia Dortmund.

Të martën takohen:

Grupi A

20:45 Benfica-Basel

20:45 Manchester United-CSKA Moscow

Grupi B

20:45 Bayern Munich-Paris Saint Germain

20:45 Celtic-Anderlecht

Grupi C

20:45 Chelsea-Atletico Madrid

20:45 Roma-Qarabag FK

Grupi D

20:45 Barcelona-Sporting CP

20:45 Olympiacos-Juventus

Të mërkurën takohen:

Grupi E

20:45 Liverpool-Spartak Moscow

20:45 Maribor-Sevilla

Grupi F

20:45 Feyenoord-SSC Napoli

20:45 Shakhtar Donetsk-Manchester City

Grupi G

20:45 FC Porto-Monaco

20:45 RasenBallsport Leipzig-Besiktas

Grupi H

20:45 Real Madrid-Borussia Dortmund

20:45 Tottenham Hotspur-APOEL Nicosia