PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Sandro mendon t’i bashkohet ‘Bluve të Londrës’
Posted date: 04.12.2017
Futbollisti i Juventusit, Alex Sandro është duke menduar largimin nga gjiganti italian.

Sipas mediave italiane, Sandro pas Botërorit “Rusia 2018” dëshiron të transferohet në Premier Ligë, shkruan KosovaPress.

Chelsea prej kohësh është duke e monitoruar lojtarin, i cili nuk e fsheh dëshirën që të vesh fanellën e “Bluve” të Londrës.

“Alex Sandro është duke planifikuar transferimin te Chelsea pas Botërorit 2018”, shkruajnë mediat në ishull.