PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Ancelotti: Më ka kontaktuar Italia, asnjëherë Milani
Posted date: 04.12.2017
Carlo Ancelotti ka konfirmuar se është kontaktuar nga Federata Italiane e Futbollit, por dëshira e tij është të vazhdojë të drejtojë klube futbolli.

Ish-trajneri i Bayernit dhe shumë skuadrave të mëdha evropiane ka thënë se aktualisht futbolli italian ka shumë probleme tjera që duhet t’i zgjidhë.

“Po, Federata më ka kontaktuar, kam folur me ata. I kam thënë atyre, atë që do t’ju them juve tani, se jam i nderuar se shumë njerëz duan që unë të jem trajner i kombëtares”, ka thënë Ancelotti për spektaklin televiziv La Domenica Sportiva.

“Të jesh trajner i kombëtares dallon me atë të një klub, por unë ende shijojë stërvitjen dhe punën çdo ditore. Dhe futbolli italian ka disa probleme që duhet të zgjidhen”.

“E kuptoj se ka konflikt interesi mes klubeve dhe federatës, ashtu si në Gjermani, Francë dhe Angli, por futbolli italian ka nevojë që tani federata të rrit pushtetin mbu klubet dhe të sjellë rregulla të reja për të përmirësuar situatën”.

“Për shembull, mendoj se Serie A do të përparonte sikur numri i klubeve do reduktohej nga 20 në 18 dhe e di sa ka klube që janë të gatshme të votojnë pro kësaj”.

Por, a do të kthehej Ancelotti në Serie A, për shembull te ish-klubi i tij, Milani?, transmeton Telegrafi.

“Në muajt e fundit jam lidhur me shumë gjëra, si Kroacia, Arabia Saudite, Kina dhe Milan, Por, mund të them se nuk kam folur asnjëherë me drejtorët e rinj të Milanit”.

“Serie A aktualisht është liga më interesante në Evropë, ka shumë konkurrencë, për dallim nga Franca”.

Ancelotti u pyet edhe se a do pranonte punën si trajner i Juventusit në rast se do i ofrohej

“Të gjithë e dinë se si është e kaluara ime, nuk shkoj në drejtim të kundër ndaj të kaluarës sime. Jam i pëlqyer nga Andrea Agnelli (presidenti i Juves), kjo pasi ai ishte vetëm fëmijë kur isha pjesë e tyre. Siç thash, nuk shkoj në drejtim të kundër me të kaluarën”.

“Ideja ime është të qëndroj kështu deri me 30 qershor. Kam një kontratë me Bayern Munichun dhe dua ta respektoj. Por, kjo nuk është një çështje pasi Italia nuk ka ndonjë angazhim deri në qershor për fat të keq”.

“Thjesht mendoj se Federata Italiane e Futbollit duhet të zgjidhë disa çështje tjera para se të punësojë trajner të ri. Nuk kam probleme me Tavecchio, nuk kam folur me atë direkt, por u kontaktova nga figura tjera të federatës”, shtoi për fund Ancelotti.

Vlen të theksohet se Giampiero Ventura u shkarkua pasi nuk arriti të dërgojë Italinë në Kampionatin Botëror 2018. /Telegrafi/