PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Bllokohet “Whatsapp”, aplikacioni shfaq probleme në të gjithë botën
Posted date: 01.12.2017
Aplikacioni “Whatsapp” ka pasur probleme sot në të gjithë botën. Rreth 62% e personave që kanë pasur probleme kanë raportuar vështirësi në lidhjen me këtë aplikacion, 24% kanë pasur probleme me dërgimin e mesazheve, dhe ndërsa 13% as nuk e hapnin dot aplikacionin.

Ende nuk dihen arsyet e këtij problemi, i cili ka prekur miliona përdorues në të gjithë botën. Vlen të theksohet se ky aplikacion është një nga më të rëndësishmit për sa i përket komunikimit.