PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Trump shpall Korenë Veriore “sponsor të terrorizmit”
Posted date: 21.11.2017
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se SHBA e shpall Korenë e Veriut shtet sponsor të terrorizmit, nëntë vjet pasi e ka hequr nga lista.

Në takimin e kabinetit, Trump tha se ky hap do të çojë në sanksione shtesë, “shumë të mëdha”, të cilat do të shpallen të martën.

Trump e kritikoi programin bërthamor të Phenjanit dhe mbështetjen e tij për, siç tha, aktet ndërkombëtare të terrorizmit.
Duke njoftuar për vendimin, Trump tha se një gjë e tillë “është dashur të ndodhë shumë kohë më parë”.

Ai tha se Koreja e Veriut “i ka mbështetur vazhdimisht aktet ndërkombëtare të terrorizmit” dhe se regjimi duhet të veprojë në përputhje me ligjin dhe të ndalojë programin e armëve bërthamore, raporton REL.