PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Lista e fituesve në American Music Awards
Posted date: 20.11.2017
Të dielën mbrëma është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve, American Music Awards, ku nga votat e fansave janë zgjedhur artistët më të mirë dhe më me ndikim.

Edicioni i 45-të i AMA është mbajtur në Microsoft Theater në Los Angeles. Tracee Ellis Ross ishte nikoqire e evenimentit, kurse ndër prezantuesit ishin edhe Chrissy Metz, Justin Hartley, Jared Leto, Jenna Dewan Tatum, Lea Michele e të tjerë.

Në skenë kanë performuar yje, si Christina Aguilera, Kelly Clarkson, Pink e Selena Gomez.

Telegrafi jua sjell listën e plotë të fituesve në ‘AMA 2017’:

Artisti i vitit – Bruno Mars

Artisti i ri – Niall Horan

Bashkëpunimi më i mirë – Luis Fonsi & Daddy Yankee – “Despacito” (ft. Justin Bieber)

Turneu i vitit – Coldplay

Videoklipi – Bruno Mars – “That’s What I Like”

Artisti më i pëlqyer pop/rock – Bruno Mars

Artistja më e pëlqyer pop/rock – Lady Gaga

Dyshja ose grupi më i pëlqyer pop/rock – Imagine Dragons

Albumi më i pëlqyer pop/rock – Bruno Mars – “24K Magic”

Kënga më e pëlqyer pop/rock – “Despacito” Luis Fonsi, Daddy Yankee feat. Justin Bieber

Artisti më i pëlqyer ‘country’ – Keith Urban

Artistja më e pëlqyer ‘country’ – Carrie Underwood

Dyshja ose grupi më i pëlqyer ‘country’ – Little Big Town

Albumi më i pëlqyer ‘country’ – Keith Urban – “Ripcord”

Kënga më e pëlqyer ‘country’ – Keith Urban – “Blue Ain’t Your Color”

Artisti më i pëlqyer rep/hip-hop – Drake

Albumi më i pëlqyer rep/hip-hop – Kendrick Lamar – “DAMN”

Kënga më e pëlqyer rep/hip-hop – DJ Khaled – “I’m The One” (Justin Bieber, Quavo, Chance the Rapper & Lil Wayne)

Artisti më i pëlqyer soul/R&B – Bruno Mars

Artistja më e pëlqyer soul/R&B – Beyonce

Albumi më i pëlqyer soul/R&B – Bruno Mars – “24K Magic”

Kënga më e pëlqyer soul/R&B – Bruno Mars – “That’s What I Like”

Artisti më i pëlqyer Alternative Rock – Linkin Park

Artisti më i pëlqyer i muzikës së lehtë – Shawn Mendes

Artisti më i pëlqyer latin – Shakira

Artisti më i pëlqyer i muzikës moderne frymëzuese – Lauren Daigle

Artisti më i pëlqyer i muzikës dance-elektronike (EDM) – The Chainsmokers

Kolona më e mirë zanore – Moana

Çmimi për arritje jetësore – Diana Ross