PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Humbja e thellë e Vetëvendosjes dhe “partneri” i saj BESA
Posted date: 24.10.2017
Koment: TetovaSot

Partia e afërt me Lëvizjen BESA, Vetëvendosje u tret në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë. Imazhi i saj u zbeh dhe ai triumfalizëm në zgjedhjet Parlamentare për një kohë të shkurtër iu kthye mbrapshtë . E paimagjinueshme dhe po aq e paparashikueshme është kjo rënie kaq e thellë për një kohë kaq të shkurtër. Në fakt rrënie pati edhe vetë Lëvizja Besa në raundin e parë duke dalë partia e tretë shqiptare më e votuar.Por a është e gjithë kjo një koicidencë apo ka diçka që u prishi kaq keq matematikat zgjedhore. Kush , kujt ia prishi imazhin , Besa Vetëvendosjes apo e kundërta apo të dyja bashkë po bien nga froni i politikës .?!

Vetëvendosje humbi në nivel shteti rreth 100 mijë vota dhe kjo duhet t’a ketë epiqendrën diku. Ndoshta në konceptin e vet , mënyrës së veprimit politik, apo bashkëpunimet me parti që kanë të paqarta veprimet politike me ideologjitë . Dhe votuesi kosovar e vërren këtë , ai është kaq i emancipuar sa t’a kuptojë lojën politike dhe koalicionet me koncepte të kundërta në hapësirat shqiptare . Humbja e Vetëvendosjes kaq vota në raundin e parë është një sinjal i keq edhe për Besën në Maqedoni. Po i shkëputet një lloj aleati , por në gjithë këtë proces ka një shkak që ata i vuri para këtij akti , kësaj humbjeje spektakolare.Në politikë nëse gabon rrugën, konceptet , mundohesh të veprosh kundër po koncepteve evropiane ,atëherë humbjen e ke të sigurtë , mbase edhe fundin politik.

Votuesi kosovar ka të ngjarë që pikërisht t’a dënojë Vetëvendosjen shkaku i bashkëpunimeve jo me parti që kanë të qartë pse erdhën në skenën politike përfshirë njërën prej tyre edhe Lëvizjen Besa në Maqedoni , sepse shqiptarët të lejojnë veprimin politik por nuk të lejojnë që të fusësh gjënë e shenjtë -fenë në politikë. Aty t’a japin dënimin sepse politika për dallim nga feja nuk janë njëjtë. Politika nuk është e kristaltë si feja dhe me këtë të dytën nuk mund të bësh lojëra për përfitime të ulëta politike.  A gaboi Vetëvendosje që haptazi ishte me Besën këtë do ta tregojë koha shumë shpejt…