PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Turisti dhe Migranti
Posted date: 07.10.2017
Të nderuar qytetar të Komunës së Strugës,  të nderuar Ladorishtarë !

Migranti në krye të Ndërmarrjes Publike  Komunale \"PROAQUA\" në Strugë, 5  vite radhasi nuk ju kujtua fare se Ladorishti dhe ladorishtarët kanë probleme me ujin e pijshëm dhe me kanalizimet,  por ai  kujdesej për të ndihmuar TURISTIN, në mënyrë që të formonte Partinë politike të TURISTIT, ndërkohë që mjetet financiare të  struganëve dhe ladorishtarëve  kanë qënë të shpërndara nga ana e tyre nëpër qytete të ndryshme të R.së Maqedonisë.

Të nderuar qytetar të Ladorishtit, sot ky bashkëqytetari i juaj me veprimet e fundit dukshëm ju nënvlerëson dhe abuzon me gjendjen tonë ekonomike dhe para zgjedhjeve në kundërshtim me ligjin tenton të manipuloj me vullnetin e struganëve dhe ladorishtarëve.

Ju bëjmë thirrje që t\'i thuani STOP Migrantit dhe tregoni se qytetarët e Ladorishtit do të dijnë si të veprojnë me politikën e harresës 4 vjeçare dhe pendesës 4 ditore.

Dënimi do të vij me votën e lirë dhe demokratike, me votën per rikthimin e Strugës qytetarëve, me shpresë që jo vetëm Ladorishti, por të gjithëë vendbanimet e Strugës dhe Struga do rilindin në interes të tyre, e jo në interes të shpëtimit të TURISTIT dhe karrierës së tij politike.

Voto numrin 3 ,

Voto Ramiz Merkon.