PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Vuçiq: Rusia është miku i vërtetë i Serbisë
Posted date: 20.09.2017
Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq në Nju –Jork është takuar me ministrin rus të Punëve të Jashtme Sergej Lavrovin dhe i ka thënë atij se Rusia është miku i vërtetë i Serbisë.

Shefi i diplomacisë ruse ka theksuar se Serbia është mik i Rusisë integritetin territorial dhe sovranitetin e të cilës Rusia do ta përkrahë gjithmonë.

Në integritetin territorial të Serbisë, Rusia e Serbia gjithnjë e mendojnë edhe Kosovën pjesë përbërëse të saj.

Vuçiq e ka falënderuar Rusinë për ndihmën që ia ofron ajo si në forumet ndërkombëtare ashtu edhe në mbështetjen për integritetin territorial të saj, përcjell FoNet.
Ai ka theksuar se Serbia s’e ka ndër mend të bëhet anëtare e NATO-s dhe as t’i vërë sanksione Rusisë.

Lavrov ka theksuar se Serbia është shtyllë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.