PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Qeveria do të publikojë masa për mbështetjen e ekonomisë
Posted date: 14.09.2017

Qeveria sot duhet të publikojë një sërë masash të dedikuara për ekonominë. Masat, siç paralajmëroi dje zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev përmbajnë tre shtylla kryesore dhe do të dedikohen njëjtë edhe për investimet vendore edhe për ato të huaja.

Kriteri kryesor për të marrë ndihmë nga shteti do të jetë rezultati nga puna, respektivisht do të ndihmohen ato kompani, që janë të gatshme të realizojnë rritje të të ardhurave gjatë vitit vijues.

Shtylla e parë e mbështetjes do të jetë investime grinfild dhe braunfild, në ZTZHI ose jashtë tyre, shtylla e dytë do të dedikohet për mbështetjen e eksportit, ndërsa e treta do të jetë e specializuar për ndërmarrje të vogla dhe të mesme.

Pas publikimit të masave do të hapet diskutim me odat ekonomike, institucionet financiare, ASHAM-in, universitetet dhe të gjithë ata që vlerësojnë se mund të japin kontribut.