PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Ruçi thërret në takim krerët e grupeve, çfarë pritet të ndodhë sot me Qeverinë e re
Posted date: 13.09.2017
Qeveria e re “Rama 2” do të betohet sot në orën 17:00 para Presidentit Ilir Meta. 

Pas betimit, kryeministri Rama do të zhvilloje mbledhjen e parë zyrtare të qeverisë, me ministrat e rinj.

Pas miratimit të programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka thirrur në një mbledhje në orën 18:00 krerët e grupeve parlamentare.

Mësohet se në këtë takim që do zhvillohet në kryesinë e Kuvendit, krerët e grupeve do vendosin për seancën e radhës. Do të jetë pikësisht kjo seancë, në të cilën do të vendsohet për ngritjen e komisioneve parlamentare.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/