PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Ligji për shqipen ka kaluar në komisionin për sistem politik, së shpejti në rend dite
Posted date: 13.09.2017

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca kanë mbajtur Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe Komisioni për kulturë.

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive kanë vazhduar debatin rreth Projekt-ligjit për përdorimin e gjuhëve me çka ky projekt ligj sot ka kaluar në komisionin për sistem politike dhe tani pritet që të jetë edhe në rend dite, gjegjësisht në seancë plenare në Kuvendin e Maqedonisë. 

Deputeti  Ferid Muhiq, tha se propozim-ligji është kushtetues dhe bazohet në amendamentin e 5 të Kushtetutës, i cili parasheh që gjuha që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve gjithashtu të jetë gjuhë zyrtare.

 

Qëndrimi i Lëvizjes Besa është se ligji duhet të miratohet me konsensus.

 

“Të kemi përfundim të përbashkët nga gjitha partitë politike dhe kjo çështje të mbyllet një herë e përgjithmonë”, tha Afrim Gashim nga Lëvizja Besa.

Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve është në rend dite në seancën e 15-të të Kuvendit.

Ndryshe, debati rreth përdorimit të gjuhëve në këtë trup kuvendor filloi pardje, pasi që paraprakisht mori dritë të gjelbër nga Komision për çështje evropiane, i cili debatoi për të si trup amë.