PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Grubi pret Kryetarin e Kuvendit Slloven Milan Brglez
Posted date: 12.09.2017
Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, së bashku me anëtarët dhe zëvendës anëtarët e Komisionit, kishte takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, dr. Millan Bërglez.

Kryetari Bërglez e afirmoi mbështetjen sllovene për Republikën e Maqedonisë, shprehu gatishmëri të fuqishme dhe përgatitje për çdo lloj ndihmë në drejtim të aspiratave euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, si dhe në mënyrë miqësore sugjeroi disa rekomandime të rëndësishme duke e pasur parasysh procesin e aderimit në këto unione.

Kryetari i Komisionit z.  Grubi, mysafirit nga Sllovenia i uroj vizitë të suksesshme në Republikën e Maqedonisë me qëllim thellimin e lidhjeve të shkëlqyera bilaterale ndërmjet të dy vendeve.  Ai shprehu falënderim për mbështetjen e deritanishme nga ky vend miqësor, informoi në lidhje me proceset reformuese dhe momentin politik në vend.  Grubi informoi se në vend ekziston konsensus për integrimet euroatlantike në BE dhe NATO dhe se konsensusi i këtillë ekziston edhe në Komisionin për Çështje Evropiane, për çka vërtetim është edhe miratimi unanim i Deklaratës për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Grubi kërkoi heqjen e rekomandimit të kushtëzuar, marrjen e datës për negociata, dhe anëtarësimin urgjent në NATO.

Gjatë takimit morën fjalë edhe anëtarët e Komisionit:  Nikolla Popovski, Petar Atanasov dhe Liljana Popovska, gjatë çka u theksua angazhimi dhe përcaktimi i pozitës dhe opozitës në vend, për anëtarësim sa më të shpejtë në BE. Në këtë kontekst u theksua edhe nevoja për tejkalimin e pengesave në rrugën drejt BE-së. U bisedua edhe për këmbimin tregtar ndërmjet dy vendeve, turizmin dhe aspekte të tjera ekonomike të cilat mund të jenë pika të lidhjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë.

Gjithashtu, së bashku u konstatua se vendet duhet të punojnë në zbatimin e prioriteteve urgjente reformuese, para së gjithash për përmirësimin e gjendjeve me sundimin e së drejtës, reforma sistemore, barazinë e qytetarëve në pajtim me Marrëveshjen e Ohrit, me qëllim Komisioni Evropian të heqë rekomandimin e kushtëzuar për fillimin e negociatave aderuese.