PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Anketa e fundit e BRIMA Gallup, ja cila parti dhe cili lider është më i “fortë”
Posted date: 12.09.2017
Sipas anketës së fundit të BRIMA Gallup të publikuar para një muaj e gjysmë, LSDM është partia që prinë me besueshmëri më të madhe përballë VMRO-DPMNE.

Sipas barometrit politik të BRIMA Gallup, LSDM udhëheq me 22,4% para VMRO-DPMNE e cila ka 19,8%. Ndryshimet vijnë pas ndërrimit të pushtetit.
Në kampin politik shqiptar, BDI edhe më tej e mban epërsinë me 26,6%, derisa BESA dhe Aleanca për Shqiptarët (LR-PDSH atëkohë) janë gati të barabarta, 15,8% për BESA dhe 15,5 % për Aleancën.

Rejtingun më të madhe e ka kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev me 17,7%, pas tij Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE me 13%. Sa i përket partive shqiptare, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka përkrahje prej 23.8%, i ndjekur më pas nga Ziadin Sela me 15.9% dhe i treti Bilall Kasami me 13.9%, Menduh Thaçi me 6.6%.

Barometri është realizuar pas zgjedhjes së Qeverisë së re nga 1 deri më 12 qershor 2017. Kjo është anketa e fundit më e besueshme lidhur me rejtingun e partive politike. Anketa e radhës pritet të dal ditëve në vijim. (INA)