PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Grubi u takua me Kirst, përfaqësues i lartë i NATO-s
Posted date: 12.09.2017

Deputeti Artan Grubi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot në Kuvend u takua me dr. Knut Kirst, funksionar i lartë i sektorit politik dhe mbrojtës i NATO-s..

Grubi dhe dr. Kirst shkëmbyen mendime për gjendjen politike në vend, aktivitetet dhe kompetencat e Komisionit për Çështje Evropiane, rrugën drejt reformave sistematike, si dhe për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

Kirst u shpreh i gatshëm t’i ndihmoj Republikës së Maqedonisë për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integrative për në NATO. E shprehi mbështetjen e tij të fuqishme dhe angazhimin e parezervë në lidhje me proceset e anëtarësimit në Aleancën e NATO-s, si dhe e vërtetoi përgatitjen e shtetit në lidhje me harmonizimin me standardet e NATO-s.

Deputeti Grubi kërkoi prej mysafirit mbështetje që të njihet momenti në vend i aspiratës euroatlantike, të jepet mbështetja jovetjake për finalizimin e këtij procesi afatgjatë, me qëllim vitin e ardhshëm të arrihet interesi i përbashkët – Republika e Maqedonisë të bëhet anëtarja e plotë e 30-të e Lidhjes Veriatlantike.

Grubi, gjithashtu, i njoftoi mysafirët për rrjedhën e punëve në Kuvend, dinamikën për miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, zgjedhjet e ardhshme lokale që e presin vendin.