PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Neymar bëhet ‘armik’ me deklaratën e fundit për Barcelonën
Posted date: 11.09.2017
Sulmuesi brazilian Neymar rrezikon të shndërrohet në figurë të urryer te tifozët e Barcelonës pas deklaratës së fundit në lidhje me largimin nga klubi katalan.

Neymar nënshkroi me Paris Saint-Germain gjatë afatit kalimtar të verës në transferim me vlerë prej 222 milionë euro.

Dhe, ai ka thënë se iu bashkua klubit francez sepse ndjen se atje ka më shumë shanse për ta fituar Ligën e Kampionëve se tek Barcelona.

“Synimi është të mundohemi ta fitojmë dhe ta fitojmë. Besoj se jemi në gjendje ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, deklaroi Neymar, përcjell “lajmi.net”.

“PSG ka futbollistët për ta fituar Ligën e Kampionëve”, theksoi ai. /Lajmi.net/