PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Nga muaji i ardhshëm Maqedonia do të mund të eksportojë produkte të peshkut në BE
Posted date: 28.08.2017
Nga 27 shtatori i këtij viti Maqedonia do të vendoset në listën e vendeve objektet e të cilave janë miratuar për eksport të prodhimeve të peshkut në Bashkimin Evropian me çfarë po hapen perspektiva të reja për kompanitë e këtij sektori, thotë drejtori i AUV Zoran Atanasov në intervistën për MIA-n.

Miratimi i pritur, sqaron Atanasov, vijon pas revizionit që e kanë kryer trupat inspektues të BE-së dhe pas inspektimit të sistemit kontrollues në vend.

\\\"Miratimi hap perspektiva të reja për zhvillim të sektorit të peshkut, pas mundësisë e cila u hap për kompanitë e Maqedonisë nga industria e mishit dhe thertoreve të cilat morën leje nga Komisioni Evropian për eksport të mishit të lopës jo vetëm në vendet e BE-së, për edhe për transit nëpër BE në vende të treta\\\", thekson drejtori.

Sipas tij, më 13 shtator anëtaret e BE-së duhet të prononcohen lidhur me këtë çështje dhe aspak nuk pritet që ta kontestojnë.

Tani për tani vetëm një operator nga Maqedonia do të eksportojë prodhime të peshkut. Bëhet fjalë për kompaninë e cila merret me ripaketimin e peshkut nga Argjentina dhe peshkut nga Greqia.

Në Sistemin informues të AUV janë regjistruar 130 kultivues të peshkut.