PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Barça këmbëngul për Coutinho
Posted date: 07.08.2017
Katalanasit kanë nevojë për një emër të madh këtë verë, pasi e panë sulmuesin e tyre brazilian të shkonte te PSG-ja. Dhe Coutinho është vetëm një nga lojtarët që pritet të afrohen në “Camp Nou” para përfundimit të merkatos së verës, së bashku me talentin e Dortmundit, Ousmane Dembele. Bosi i Liverpool, Jurgen Klopp, këmbëngul se Coutinho, 25 vjeç, nuk është në shitje. Por Barça është gati të provojë këtë qëndrim me një ofertë rekorde karshi një klubi britanik, deri në 120 milionë paundë. Po ashtu, klubi katalunas, i pasur me para në dorë, gjithashtu synon të paguajë 70 milionë paundë për Ousmane Dembele të Borussia Dortmund, çka do të ndikojë në tri klubet e Premier League.

Treshja e Londrës, Tottenham, Chelsea dhe Arsenali, e duan sulmuesin francez, Dembele, 20 vjeç. Por ato do të sfidohen nga Barcelona, e cila i mbushi arkat me para nga shitja e Neymarit. Emri tjetër në listën e objektivave të Barcelonës ka të ngjarë të jetë ylli i “Stamford Bridge”, Eden Hazard, 26 vjeç. Barça, ashtu si Real Madridi, Manchester City dhe një mori klubesh të mëdha të Europës, parashikohen të jenë të lidhur me talentin e Monakos, Kylian Mbappe, 18 vjeç. Neymar flijoi një bonus besnikërie nga Barcelona, duke kaluar te PSG. Braziliani do të fitojë 27 milionë paundë në vit, ose rreth 520,000 £ në javë pas taksave. Por, babai dhe menaxheri i tij, Neymar Santos Sr, do të humbasë një bonus prej 23 milionë paundë nga Barcelona.