PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Besiktas e rrit ofertën për Medelin
Posted date: 03.08.2017
Besiktasi pritet që ta ndryshojë ofertën për mesfushorin e Interit,  Gary Medel, në 10 milionë euro. 

Kiliani është i lidhur edhe me Boca Juniorsin, por italianët nuk janë të kënaqur me ofertat e ofruara.

Sipas Gazzetta dello Sport, Besiktasi pritet ta rrit ofertën në 10 milionë euro.

Edhe Medel është duke e shqyrtuar mundësinë që të kalojë në Turqi.

Medel do të mund të luante në Ligën e Kampionëve me klubin turk. /Telegrafi/