PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Vidal pajtohet t’i bashkohet gjigantit italian
Posted date: 03.08.2017
Arturo Vidal dëshiron që të rikthehet në Itali pasi që ka arritur marrëveshje me Interin, raporton FCInterNews.

Mesfushori i Bayern Munchen do të nënshkruajë një kontratë katërjevjeçare në vlerë prej 7.5 milionë eurosh për sezon me kaltër e zinjtë.

Inter është i gatshëm t’i shpenzojë 50 milionë euro për ta transferuar 30 vjeçarin nga Bundesliga.