PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Takimi Zaev – Gruevski dhe prapaskenat
Posted date: 22.04.2017

Valon Bela

Lajmi për takimin e tyre të fshehtë pushtoi opinion nga mediat. Opinioni u pushtua edhe nga gënjeshtrat e partive të tyre duke tentuar për të mbuluar takimin në fjalë. Se partitë gënjejnë, as që diskutohet. Por përse ky takim tani dhe për çfarë arsye? A po përgaditen skenarë të ndryshëm (ogurzezë) për shqiptarët dhe a mund të kemi qeveri monoetnike (maqedonase)? Përmes këtij takimi, a po përgadit Zaev dhe LSDM planin që ka për qëllim shantazhimin e “Deklaratës shqiptare” dhe, me këtë, shtrimin e terrenit për amnesti politike dhe juridike ndaj “të përfolurve” të VMRO DPMNE-së? Së pari, përse gënjejnë opinionin duke shtrembëruar dhe dezinformuar për takimin Zaev – Gruevski si dhe qëllimet e atij takimi. Dhe përse kjo gënjeshtër, edhe nëse janë takuar dhe takohen, përse të kamuflojnë në këtë mënyrë? Së dyti, nisur nga fakti se fushata nga Zaev ishte për transparencë atëherë a po komplotohen, me këtë, a po shantazhohen shqiptarët nga një Parti, historiku i së cilës është jashtëzakonisht negativ kunddrejt shqiptarëve dhe interesit të tyre. Pushteti ka nisur të duket si mision i pamundur për Zaevin. Ka kohë që mban peng opinionin duke dhënë deklarata paushalle se këtë javë ose tjetrën do miratohet Qeveria. Ai nuk di çfarë të provojë tjetër për të qëndruar ballë betejës që ka nisur. Betejë raskapitëse për të sidomos kur atij i ndihmuan edhe shqiptarët të cilët duket se po i tradhëton. Të cilët, përveç që u lodhën në pritje, tashmë do i dëshpëron fakti se ai me Gruevski po përgadisin Qeverinë e parë puro maqedonase. S’ka se si të kuptohet ndryshe! Kredibiliteti i tij po shembet ngadalë por sigurtë. Ai e ka të pamundur realizimin e asaj që kishte premtuar, sidomos ndaj një pjesës së shqiptarëve që i dhanë besimin. Ata deputetë shqiptare brenda subjektit LSDM nuk u dëgjohet zëri dhe një Zot e di se si ndihen tani?! Ky manipulim i radhës (duke mbuluar me gënjeshtra takimin) doemos do dënohet nga elektorati shqiptar. Padyshim. Nuk i jepet besimi atij që në kohë të stuhive qëndron mënjanë duke pritur çastin e volitshëm pasi të tjerët të bëjnë punën e tyre. Shqiptarët, edhe pse të dëmtuar përmes bombave (BDI) tejkaluan veten dhe i deponuan atij nënshkrimet. Për çfarë? Për tëi mbajtur peng interesat e tyre dhe që Zaev të takohet me Gruevskin? Assesi. Shqiptarët duhet thirrur mendjes dhe duhet të kthehen tek rrënjët. Aty ku buron forca e tyre. Pra tek populli. Jemi mësuar me tradhëti por të jemi syçelë sepse nuk han ujku ujkun. Egoizmi dhe krenaria do të na bën dobi tani për tani. Partitë tona, edhe elektorati, duhet të dijë në çdo çast se çka po ndodh dhe çfarë i përgaditet. Të nxjerrë mësime dhe të ndryshojë atë që mashtroi dhe manipuloi sepse vetëm kështu do eliminojmë disfatën e radhës. Në politikë, nuk ka fat që rivjen përsëri pa reflektuar mbi veten, vigjilencë e qartë. Mos të tregohemi tepër modest edhe ndaj atyre që paraqiten si shpëtimtarët e rastit …