PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Prej të hënës do të ketë zbritje të mëdha të karburanteve të naftës
Posted date: 21.12.2015

Nafta evropiane e tipit “brent” e cila vjen edhe në Maqedoni sot e arriti çmimin më të ulët në njëmbëdhjetë vitet e fundit, informon Asocieted Press.

 
Në tregtimin e sotëm, nafta e detit verior për porosi në janar u lëshua në çmimin prej 36 dollar e 29 cent. Në raport me tregtimin e të premtes, çmimi është më i lirë për 59 cent.
 
Nafta amerikane tregtohet me çmim prej 34 dollar dhe 37 cent.
 
Kur jemi te çmimet me pakicë në Maqedoni, ndryshimet e fundit në bursat botërore duhet që të sjellin çmime më të lira në Maqedoni.
 
Në kushte të këtilla, sipas gjitha gjasave do të ketë çmime më të lira për 2-3 denar për litër edhe para së gjithash tek benzinët. Pritet që të ketë zbritje çmimi edhe të dizelit.