PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Kreditë banesore rriten tejmase
Posted date: 05.11.2015
Kreditë banesore për vetëm një vit janë rritur për 4,4 miliardë denarë apo për 73 milionë euro, që është rritje rekorde prej 18 për qind, tregojnë të dhënat e fundit të Bankës Popullore. 

Shkak për këtë, sipas bankierëve, është ulja e shkallëve të interesit për kreditë banesore, si dhe rritja e zmadhuar e kredive banesore të subvencionuara përmes projektit \"Bli shtëpi, bli banesë\". 

-Kur shkallët e interesit bien dhe janë të ulëta, subjektet ekonomike investojnë në patundshmëritë apo në aksionet dhe në këtë plan shohim lëvizje në blerjen e patundshmërive nga ana e qytetarëve të Maqedonisë, pasi që momentalisht shkallët e interesit për kreditë banesore janë një prej më të volitshmëve në historinë më të re të Republikës së Maqedonisë, deklaroi Gligor Bishev, kryetar i Këshillit Drejtues të \"Shparkase Bank\". 

Ai shtoi se si \"Shparkase bank\" tashmë kanë kredi banesore me 10 vjet shkallë interesi fiks, ndërsa kreditë banesore me shkallë interesi fiks deri në pesë vjet tashmë janë mënyra të punës të të gjitha bankave në Republikën e Maqedonisë. Në pajtim me të dhënat e Bankës Popullore, më e shprehur është ulja e interesit për kreditë banesore të miratuara në euro edhe atë prej 6,4 për qind në fillim të këtij viti në 5,6 për qind në shtator. Bishev pret që rritja kreditore të vazhdojë edhe në të ardhmen. 

Pjesëmarrje të konsiderueshme në rritjen e deritanishme si dhe në rritjen e ardhshme të kredive banesore, pritet të ketë edhe projekti \"Bli shtëpi, bli banesë\". Qeveria përmes projektit \"Bli shtëpi, bli banesë\" jep subvencione deri më 14 mijë euro. 

Këtë beneficion deri më tani e kanë shfrytëzuar mbi 680 familje. E rëndësishme është që viteve të fundit çmimi për metër katror është zvogëluar për rreth 100 euro, që për një banesë prej 50 metra katrorë do të thotë kursim i drejtpërdrejt i 5.000 eurove.