PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Arrestohet njëri prej pesë të dyshuarve për dhunën në kuvend
Posted date: 12.01.2018
Policia ka arrestuar një ri nga pesë të akuzuarit për dhunën në kuvend më 27 prill vitin e kaluar, e të cilët janë në arrati, përcjell Aktuale.mk. ...
Nimic vjen me propozim për emrin
Posted date: 12.01.2018
Kornizë inicuese me të cilën në mënyrë thelbësore do të ketë zhvillime në tejkalimin e dallimeve rreth emrit, presin qeveritë në Shkup dhe në Athinë prej ndërmjetësit Methju Nimic në raundin e ardhshëm të bisedimeve për më 17 janar në Nju-Jork. Shefat e diplomacive të të dyja vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, në takimin e djeshëm në Selanik, shprehën optimizëm se është e mundshme zgjidhja. Biseduan për metodologjinë, për qasjen e të dyja palëve si edhe për kornizën e procesit për tejkalimin e dallimeve rreth emrit, njofton korrespondenti i AIM nga Athina, përcjell Fol. ...
Murtezani: Gjykata të respektoj vullnetin e shumicës për të shkarkuar Kasamin
Posted date: 12.01.2018
Fjalën e fundit për atë se kush udhëheq me Lëvizjen Besa do ta thotë gjykata. Nga kjo parti, raporton SHENJA, presin që të respektohet vullneti i shumicës së anëtarëve të këshillit qendror të cilët më 6 janar vendosën për të shkarkuar ish kryetarin Bilall Kasami. Orhan Murtezani nga Lëvizja Besa thotë se tanimë kanë angazhuar avokat i cili do të ndjek procesin gjyqësor në të cilin pritet të mbyllen të gjitha diskutimet e ngjallura së fundmi rreth kësaj partie. ...
Ademi: Ligji i shqipes tërheq një trajektore pozitive ndëretnike
Posted date: 12.01.2018
Zv/ministri i Arsimit Arbër Ademi ka vlerësuar se miratimi i ligjit të gjuhëve është një e arritur e madhe duke tërhequr kështu një trajektore pozitive ndëretnike. ...
Zyrtarizimi i shqipes temë interesi edhe për mediat botërore
Posted date: 12.01.2018
Deputetët e Maqedonisë kanë kaluar ligjin ditën e djeshme që bën gjuhën shqipe si gjuhë të dytë zyrtare, ndërkohë që shumica parlamentare ka votuar pro kurse opozita ka kundërshtuar atë, me këtë shkrim kanë nisur ditën mediat ndërkombëtare si Uashington Post, Associated Press dhe The Daily News të cilat i kanë dhënë rëndësi të madhe zyrtarizimit të gjuhës shqipe transmeton Zhurnal.mk ...
Moti sot në Maqedoni
Posted date: 12.01.2018
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite në perëndim me të reshura të dobëta lokale, në vendet më të larta me borë. ...
Ismet Sylejmani: Maqedonia flet shqip
Posted date: 11.01.2018
Ngjarje historike e shekullore! Fitore e mijëvjeqarëve! Përulje për Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit dhe gjakut të tyre të derdhur për liri! Nderim absolut i përpjekjeve titanike të qindra e mijëra shqiptarëve atdhedashës, luftarak e heroik!...